TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 13:30

Ngele gjithë jetën në prova gjenerale, o Lul!

Shkruar nga Pamfleti

 

Ngele gjithë jetën në prova gjenerale, o Lul!
Lul Basha /

 Lulzim Basha nuk e ka përfunduar luftën ‘me shpata druri’ me Sali Berishën… se të ishte prej vërteti do fitonin të gjithë nga kjo punë.

Basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar 11 deputetët që i konsideron mbështetës të ‘non gratës.’

Basha mblodhi sot të vetët e mori këtë vendim.

Bëhet fjalë për: Greta Bardeli; Ina Zhupa; Isuf Çela; Asllan Dogjani; Bujar Leskaj; Edi Paloka; Kastriot Piroli; Lindita Metaliaj; Ludovik Hasanaj; Sorina Koti; Tomorr Alizoti. 

Po ç’vendim është ky o Lul, se ata kanë dalë me kohë e me vakt në krah të ‘non gratës’?! A thua i dënove ti me këtë ‘masë’! Ngele gjithë jetën në prova gjenerale ngele, dil pra në skenë e nise atë të uruar ‘shfaqje’, ose hiq dorë nga ‘punët e artistit’./Pamfleti

luli prova gjenerale

Lini një Përgjigje