E keni parasysh atë skemën ‘fëminore’, kur sa e sheh që grupi yt kundërshtar po shkon drejt fitores, ti ‘fap’ bëhesh me ta. (Bën sikur bëhesh, se vokacioni për aleancën tënde s’të ndryshon dot).
Sot, Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të gjatë për shtyp për të folur për Kosovën. Aq shumë do të dëgjohet tani, sa edhe pse foli dje në mes të Romës, doli sërish sot për të përsëritur të njëjtat gjëra sepse dhe ai vet e di që ndryshimi i menjëhershëm asnjëherë nuk ngjit mirë.
Rama u shpreh në krah të Kosovës plotësisht dhe kundër qasjes së BE-së për dialogun.
Madje madje, Rama edhe iu hakërrua ndërkombëtarëve tani për të dënuar Serbinë për sulmin e Banjskës.
Ai kërkoi që Veriu të merret nën kontroll nga KFOR, ndryshe paralajmëron skenar të zi e flet për ‘stok viktimash’.
I vetëdijshëm për etiketimet me të cilat është përfaqësuar deri sot e kësaj dite, Rama tha se edhe pse quhet vëllai i Vuqiqit(!!!) në Kosovë, ai është me këtë të fundit sepse ka të drejtë.
Rama shkon deri aty, sa thotë se as ai e as Albini nuk janë ata që zgjedhin Presidentin e Serbisë, si për të thënë që i ka zënë halli me të. Që njeriu ndryshon kjo është inteligjencë, por nejse se ky nuk është rasti.../Pamfleti
Lini një Përgjigje