TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2025, 12:45

Ultimatumi i Ramës, dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe njësitë vendore

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i Ramës, dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe
Rama dhe Llatja

Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas sipas afatit që ishte caktuar.

Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki  kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Në 11 Korrik Rama, një deklaratë live për mediat deklaroi se qyteti i Elbasanit ka nevojë për një “shkundje” të thellë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se performanca e bashkisë Elbasan nuk është në nivelin e duhur dhe se situata në qytet kërkon reflektim dhe përmirësim të menjëhershëm, sidomos në drejtim të menaxhimit urban dhe shërbimeve publike.

“Elbasani ka nevojë për një shkundje!”, u shpreh kryeministri me një ton të prerë, duke lënë të kuptohet se dështimet lokale po arrin kufijtë.

Afati i dorëheqjes, nga Rama ishte dita e sotme.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh  si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje