TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2025, 12:13

Deputetja publikon videon: Si mashtroi Mirela Kumbaro për Thethin!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetja publikon videon: Si mashtroi Mirela Kumbaro për Thethin!
Deputetja Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar një video të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së saj në 19 Dhjetor 2024,  në lidhje me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Kumbaro në atë interpelancë mburrte bujtinat e Thethit dhe shpjegonte që ligji ndryshoi pikërisht që ata të kenë mundësi zhvillimi. Zhupa është kundërpërgjigjur se nuk ka lidhje me ta, dhe çdo plan lidhjet me investitorët strategjik që që qeveria po i fal gjithçka në vend.

Ngjarjet e Thethit e kanë sjell në vëmendje këtë propagandë të rradhës së qeverisë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Në interpelancë me Mirela Kumbaron më 19 Dhjetor 2024, më mori shembull Thethin, duke lavdëruar bujtinat që sot i shkatërruan paturpërsisht dhe pabesisht.

Në parlament justifikohej se pikërisht për banorët po ndryshohet ligji i zonave të mbrojtura që të zhvillohet eko turizmi dhe mos të largohen nga zona.

Sic ja thashë ashtu edhe doli!

Asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.Këta janë terrorist mjedisor që çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjik që ju kanë premtuar detet, malet, tokën e shqiptarëve dhe derisa të na rrëmbejnë edhe ajrin dhe të shkatërrojnë përfundimisht këtë vend.

Kryeministri akuzoi më herët edhe organet e drejtësisë, konkretisht prokuroren Elsa Gjeli, për ndërtimet në Theth.

Ndërkohë nga ministrja Kumbaro, nuk ka asnjë reagim për aksionin e IKMT.

Lini një Përgjigje