TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2025, 10:25

Mundësia për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, zbardhet fjala e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura me nënkryetarët

Shkruar nga Pamfleti
Mundësia për zgjedhje të parakohshme në Tiranë,
Edi Rama në takimin me deputetët e Tiranës

Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Në mbledhje, mësohet se Rama është shprehur se:“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”-citohet të ketë deklaruar Rama.

Ju rikujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët e qarkut të Tiranës për të raportuar problematikat që kanë evidentuar te qytetarët.

Duke u ndalur te situata në Theth, ai tha se u goditën 40 subjekte që kishin më shumë se një pronë dhe ishin në shkelje të ligjit, shumë prej tyre, të ndërtuara kohët e fundit.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të tolerojnë asnjë ndërtim në shkelje të ligjit, ndërsa sa i takon protestave të banorëve në Theth, Rama tha se ata nuk janë ca të shkretë, por shumica nuk janë as banorë të zonës.

Kritikave për aksionin e ndërmarrë në Theth, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se nuk kanë prerë në besë askënd, por kanë legalizuar 300 objekte në Theth. Sipas kreut të qeverisë, nuk kanë premtuar kurrë lejimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës, ashtu sikurse është aluduar.

 

Lini një Përgjigje