
Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani në një dalje për mediat nga Bashkia e Tiranës ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon mbledhjes së Këshillit Bashkiak në lidhje me vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Shabani tha se në mbledhje u vendos që Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë.
“Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot iu erdhën mëndët anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak”, tha Shabani.
Lini një Përgjigje