TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 10:40

U përjashtuan nga seancat, Byroja e Kuvendit shqyron sot ankimin e deputetëve të PD

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtuan nga seancat, Byroja e Kuvendit shqyron sot ankimin e

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Në këtë kuadër, deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur, me praninë e mediave dhe gazetarëve.

Sipas kërkesës, hapja e mbledhjes për median vlerësohet si e domosdoshme për transparencën dhe informimin e opinionit publik, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes që po diskutohet.

U përjashtuan nga seancat, Byroja e Kuvendit shqyron sot ankimin e

 

byroja e kuvendit kaosi ne parlament

Lini një Përgjigje