TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 22:35

Bordi i Paqes vuloset të enjten në Davos, çfarë do të bëjë Rama?

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Paqes vuloset të enjten në Davos, çfarë do të

Në 22 janar, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pritet të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, një strukturë ndërkombëtare të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për mbikëqyrjen e fazës së ardhshme të planit të tij për Rripin e Gazës. Ceremonia do të shënojë një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi diplomatiko‑politik, i cili ka ngjallur debate të ashpra mes aleatëve perëndimorë dhe aktorëve të tjerë globalë.

Gazetari izraelit Barak Ravid ka shpërndarë një njoftim që, siç raportohet, është dërguar nga Shtëpia e Bardhë për udhëheqësit e vendeve të ftuara, ku konfirmohet data, ora dhe konteksti i ceremonisë së nënshkrimit në Davos. Sipas këtij njoftimi, ceremonia do të shënojë fillimin formal të punës së Bordit – i konceptuar si një organ drejtues ndërkombëtar mbi implementimin e planeve për demilitarizimin, rindërtimin dhe administrimin e përkohshëm të territorit të Gazës pas konfliktit.

Përbërja e Bordit të Paqes vazhdon të jetë e paqartë dhe kontestuese. Disa prej udhëheqësve botërorë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë, ndërsa të tjerë kanë shfaqur skepticizëm apo kanë paralajmëruar se do të ndjekin procesin me kujdes përpara se të vendosin për angazhimin e tyre. Edhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se krijimi i një organi të tillë, jashtë strukturave ekzistuese multilaterale, mund të minojë rolin dhe mandatin e OKB‑së në procesin e paqes dhe rindërtimit.

Në këtë kornizë, bëhet e ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë gjithashtu i pranishëm në Samitin e Davosit dhe pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes. Shumë vende të Evropës pritet të mos e firmosin. Të shohim se çdo të bëjë Rama. Ai e ka pritur pozitivisht ftesën, por pa dalë me vendim pranimi apo jo. 

Në shqyrtimin e kritereve dhe përbërjes së Bordit të Paqes, kritikët kanë vënë në dukje pikëpyetje lidhur me legjitimitetin e tij, mungesën e qartësisë për rol dhe mandat, si dhe përzgjedhjen e anëtarëve, disa prej të cilëve janë persona me pozicione të diskutueshme në botën arabe dhe ndërkombëtare. Kjo ka nxitur debat edhe brenda aleancave tradicionale, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO‑n.

 

3 Komente

  1. S
    SPAK

    Rama të zhduket è të gezoje ato qe ka vjedhur se shqiptaret jane dele

    1. T
      Tony

      Rama e kallepi tij do shkojne e do hane nga nje garuzhde me mut e do premtojne te kadiu i madh miliarda nga gjaku e djersa e popullit te vet e te japin concesione te metejshme. Keshtu shuhen e jo nuk shuhen kombet permbi dhe.

      1. d
        dashi

        Perpelitje perpelitje por pa asnje shprese. Rama eshte armik i ketij populli, e ka varferuar ne nje lloj menyre qe do duhen dekada te mbushen keto gropa. Per Ramen popull jane oligarket, trafikantet kriminelet. Atyre ju sherben ata e paguajne. Nje hajdut me damke qe do i shenohet emri me te zeze ne historine shqiptare. Meriton peshtymat e shqiptareve.

        Lini një Përgjigje