Edhe këtë të hënë, pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, deputetët e opozitës janë zhvendosur para Kryeministrisë, ku prej javësh po zhvillohet tubimi i radhës i quajtur “Foltorja e së Hënës”. Aksioni simbolik i Partisë Demokratike synon të përcjellë mesazhin se “Parlamenti ka vdekur” dhe se opozitës po i mohohet fjala.
Tubimi nisi me fjalën e deputetit Klevis Balliu dhe do të vijojë me ndërhyrje nga qytetarë e simpatizantë të PD, ndërsa në mesin e të pranishmëve ndodhet edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Një ndër zërat më të ashpër në “foltoren” e kësaj të hëne ishte ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ai foli për korrupsion, lidhje me krimin dhe lobim të paguar për të goditur opozitën.
“Lekët e krimit dhe korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarë për të lobuar kundër opozitës. Lekët i ka për rrugët miliarda euro që janë të shkatërruara , i ka për banditë dhe oligarkë. Me një shëndetësi të dështuar ku qindra spitale , apo dhjetëra qendra shëndetësore janë të mbyllura. Shkolla të mbyllura në fshat dhe qytet. Krimi i organizuar lulëzon brenda burgut dhe jashtë saj. E patë se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ulsiu i dosjeve famëkeqe të krimit elektoral të Dibrës thotë e hodhën pistoletën me dron. E patë krimin makabër në aeroportin e Rinasit. Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë bandit”, tha ai.
Lini një Përgjigje