
Edhe këtë të hënë opozita ka vijuar me tubimin para Kryeministrisë. Pas mbylljes së seancës në Kuvend, deputetët u zhvendosën te Godina qeveritare, aty ku çdo të hënë mbahet e ashtuquajtura” foltore”.
Mes të pranishmëve është dhe kreu i PD, Sali Berisha. Fjalën e hapi deputeti Klevis Balliu, teksa më pas do të vijohet me qytetarë dhe simpatizantë të ndryshëm.
Prej disa javësh, PD proteston të hënave në mbrëmje, kjo si shenjë se Parlamenti ka “vdekur” dhe atyre u është mohuar fjala. Ndërkohë të shtunë do të mbahet protesta kombëtare e thirrur para pak ditësh.
Lini një Përgjigje