TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 17:27

Tensionet në Kuvend/ Bardhi i ndërpret fjalën, Peleshi: Si nuk u lodhe o burrë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend/ Bardhi i ndërpret fjalën, Peleshi: Si nuk u

Sesioni i ri parlamentar për vitin 2026 nisi me tensione.

Që në nisje të seancës, teksa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mori fjalën, deputetët e PD bllokuan foltoren dhe kanë kërkuar largimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë”, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit.

“Do kontrollosh ti Edi Ramën? Për kë kontroll po flet? Mblidh Këshillin, dorëzoja drejtësisë”, dëgjohet Bardhi teksa i drejtohet Peleshit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë vijuar protestën për prezencën e Belinda Ballukut në sallë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, theksoi se ka shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuareje. Opozita e ka quajtur një provokim nga ana e mazhorancës, prezencën e saj në Kuvend.

 

 

Lini një Përgjigje