TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 17:15

Nis me tensione sesioni i ri parlamentar, opozita bllokon foltoren (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nis me tensione sesioni i ri parlamentar, opozita bllokon foltoren (Video)

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet për parlamentin për vitin e ri 2026.

Ka nisur me tensione sesioni i ri Parlamentar, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Sapo u këndua himni kombëtar, deputetët e opozitës u çuan menjëherë në këmbë dukë bllokuar foltoren.

Deputetët e PD-së me në krye Berishën dhe Bardhin bllokuan foltoren duke i kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, të japë autorizimin e Kuvendit SPAK-ut që të arrestojë zv.kryeministren Balluku.

Deputetët kanë kërkuar gjithashtu që të largohet nga salla zv.kryeministrja Belinda Balluku duke bllokuar foltoren e Parlamentit në shenjë proteste.

Pavarësisht kaosit, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi nuk e ka ndërprerë fjalimin.

“Ke shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuare. Dorëzoja Ballukun drejtësisë”, është shprehur Bardhi.

Ndërkohë që Niko Peleshi i është pergjigjur me ironi duke i thënë: “Do ngjirresh mor burrë! Si s’u lodhe”.

Lini një Përgjigje