Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmëruar opozitën se PS do të vijojë e vetme reformat nëse ata nuk bëhen pjesë.
Sot nis sesioni i ri parlamentar dhe PD bloi foltoren. Duke folur nga vendi, Balla u shpreh se nuk do të ketë pritje për ta, teksa u ndal dhe te ftesa e Trump ndaj Ramës për të qenë te Bordi i Paqes.
Balla e cilësoi ftesën si një vlerësim për Shqipërinë dhe për emrin e shqiptarëve në botë, ndërsa sulmoi qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij, kanë kaluar nga mohimi tek përpjekja për të minimizuar rëndësinë e ngjarjes. “Në fillim thanë nuk ka ftesë. Pastaj kërkuan ta shohin. Më pas e krahasuan me presidentin e Paraguajit. Por në Ballkanin Perëndimor, nuk është ftuar askush tjetër. Kjo nuk është rastësi. Kjo është partneritet”, tha Balla.
Ai theksoi se Edi Rama është një “partner i besueshëm i SHBA-së”, duke iu përgjigjur aludimeve politike dhe kërkesave për transparencë mbi ftesën. “Situata degradoi në kampin e qyqarëve, ku me porosi të qyqit nisën të dalin në TV”, shtoi ai me tone ironike.
Në pjesën e dytë të fjalës, Balla paralajmëroi opozitën që të marrë pjesë në komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Në të kundërt, tha ai, mazhoranca do të ndryshojë vendimin dhe do të vijojë punën pa opozitën.
Taulant Balla: Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit. Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV. E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave , dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do bëjmë ndryshimin e vendimit. Edhe për reformën zgjedhore nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme…Tre gjëra mbajini mend zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet e përgjithshme
Lini një Përgjigje