
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka folur në Foltoren e radhës të opozitës përpara Kryeministrisë.
Balliu u shpreh se prania e Ballukut sot në Parlament ishte një shenjë arrogance ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai shtoi se dukej sikur u thoshte se iu kam vjedhur qindra mln euro, por nuk iki se me vete kam Edi Ramën.
Deputeti i PD iu bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 24 janarit, për rrëzimin e qeverisë.
“Se është shi se është vapë, qytertarët e kanë ndarë mendjen. Misioni është një dhe i vetëm qeveri teknike, largimi Ramës, largimi i karteleve nga institucionet e shtetit. Sot në parlament pamë se si Lubi Balluku me arrogancë me nënqeshje kriminele, shikonte qytetarëve shqiptarë nga shtëpia. Ju thoshte në sy unë ju vjedh dhe qëndroj këtu dhe Ramën e kam me vete. Qëndroj me 300 apartament dhe ju nuk blini dot një shtëpi. Me qindra mln euro të vjedhura se në vjedhjet e mia kam kapur dhe Ramën.
Të gjithë si çeço pseudo deputetët për të mbyllur gojën opozitës. Opozita nuk lejohet të flasë për qytetarët se duhet të mbrohet Gys Agasi. Mbyllet parlamenti se pas çdo denoncimi janë kartelet e Ramës. Të harrojë çdo kush se LB vjedh një cent pa Edi Ramën. Nga Spiropali te Balla dhe hajdutët e tjerë asnjë cent nuk vjedhin dot pa firmën e Ramës.
Qytetarët nuk shpëtojnë për sa kohë në krye të qeverisë është Rama. Nëse duam të shpëtojmë të ardhmen e këtij vendi, përballje përballje, kudo në çdo rrugicë dhe çdo institucion. Asnjë vend nuk ka parë skemën kriminale të karteleve te AKSHI. Të merret peng biznesmeni se tenderi duhet ta marrë Edi Rama. Narko shtet. Nuk mund të ketë asnjë dialog. Çdo qytetar të bashkohet më 24 janar ora 5 për qëndresën qytetare”, tha Balliu.
Lini një Përgjigje