
Kandidati për deputet në Berat i koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” Lefter Maliqi tha se 11 maji ishte një masakër elektorale.
Ai shprehet se operacioni i fundit i zhvilluar në Shqipëri nga SPAK, tregoi se trafikantët e drogës ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve. Maliqi theksoi se as kryeministri Rama nuk e besonte kurrë që do të kalonte 68 mandate.
“Unë nuk i heq asnjë presje deklaratave të Berishës për masakrën elektorale e faktuar edhe me prova filmike të grumbulluara nga opozita. Edhe operacioni i fundit i firmosur 3 muaj më parë nga Italia, tregoi shumë mirë që trafikantë të drogës ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve.
Rama nuk mendohej kurrë se do të kalonte 68 mandate dhe vetë është i habitur, por unë dua të ndalem tek vetja dhe PD-ja. Berisha futi një frymë të palodhur në parti, por dua të them se një pjesë e drejtuesve politikë në PD me mandat të sigurt dhe nuk e ndoqën ritmin e Berishës dot”, tha ai për “Ora News”.
Lini një Përgjigje