TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2025, 11:29

“Trump trondit NATO-n: A do të mbyllet baza amerikane ‘Bondsteel’ në Kosovë?”

Shkruar nga Pamfleti

 “Trump trondit NATO-n: A do të mbyllet baza amerikane

 Shqiptarët të shqetësuar, serbët festojnë: Çfarë do të thotë për Ballkanin tërheqja e mundshme e SHBA-së?

Në zyrat e selive diplomatike të aleatëve të NATO-s në Bruksel, mbërrijnë materiale nga Uashingtoni, të cilat kanë shkaktuar mornica tek kancelaritë perëndimore, sidomos tek vendet e vogla e të brishta për nga ana e sigurisë.

Siç bëhet e ditur nga qarqe diplomatike, në samitin e liderëve të NATO-s që do të mbahet më 24-25 qershor në Hagë, Presidenti i SHBA, Donald Trump, pritet të shpallë mbylljen e disa bazave amerikane në Europë, si dhe tërheqjen e një numri trupash, me justifikimin e uljes së shpenzimeve, por që thellë thellë është qartazi një reagim politik.

Siç bëhet e ditur, flitet për një numër bazash që prej kohësh si ushtria amerikane, ashtu edhe NATO, i ka vendosur në planin e reduktimit, ngaqë nuk e kanë as rëndësinë strategjike, as logjistike, si dhe janë problem financiar për aleancën.

Megjithatë, shpallja në një samit politik siç është ai liderëve të shteteve, do të ketë një efekt pritet të jetë mjaft i fortë. Për t’i dhënë një fuqi planit të vjetër të NATO-s, mësohet se janë shtuar edhe disa baza të tjera që mund të mbyllen. Mbyllja e tyre nuk është kërkuar nga Pentagoni, por nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, dhe që duket se më shumë se një realitet, është një rritje pazari, që në fund të përdoren për negociatat politike.

Në këtë plan, mësohet se është vendosur edhe mbyllja e bazës amerikane në Kosovë, Bondsteel, që ndodhet në Ferizaj. Bazë, e cila është e vetmja totalisht amerikane në Ballkan. Që do të thotë se gjithë personeli ushtarak e civil është amerikan, e paratë jepen totalisht nga buxheti i Pentagonit. Bazat e tjera janë të NATO-s, që do të thotë se si oficerët e ushtarët, por edhe fondet dhe zinxhiri komandues është i përbashkët. Kontrata për truallin që zë baza është shtetërore, e nuk ka ndonjë problem kontraktual.

Ndërkaq, baza ushtarake amerikane në Kosovë është marrë me qira nga Pentagoni për 78 vjet dhe pronarët e saj janë bërë milionerë që në vitin 2001. Të cilët nëpërmjet kontratave individuale kanë marrë ose marrin parate rregullisht çdo muaj.

Ky aspekt do të thotë se nuk është gjë e thjeshtë mbyllja e një baze, që sipas gjasave konkretisht është vështirë të ndodhë.

Por, shpallja e tërheqjes publikisht nga njeriu më i fuqishëm i botës sot, mund të shkaktojë një ‘shock’ jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ku shqiptarët do të mërzitën, e serbët do të fërkojnë duart, ngaqë janë përgatitur për këtë ditë duke u armatosur deri në dhëmbë. Ka shumë gjasa, që shpallja e mbylljes së Bondsteel, të jetë edhe një “karrotë” politike për Vladimir Putinin, në mënyrë që të joshet për të mbyllur sa më shpejt luftën në Ukrainë.

Këto metoda janë përdorur në të shkuarën. Me rastin e krizës së raketave në Kubë, pas negociatave të Kennedy me Hrushovin, u ofrua si shkëmbim mbyllja e disa bazave amerikane në Turqi, të cilat ishin thuajse jashtë përdorimit.

Ndërkaq, pritet që Trump të ketë një fjalim shokues në Hagë, ku të flasë edhe për tërheqjen e një numri trupash nga Gjermania, Spanja e Italia. Plane, të cilat janë cituar ditët e fundit edhe nga disa media në Uashington dhe Romë, por pa dhënë detaje.

Në Itali për shembull, flitet për një grup ushtarësh nga një bazë në Calabri, ku praktikisht ka kohë që porti ku ndodhen amerikanët nuk ka asnjë aktivitet ushtarak, përveç ndonjë rasti të veçantë.

Që në realitet si SHBA, ashtu edhe vendet e tjera të NATO-s, mund të hyjnë pa asnjë problem në çdo port të shteteve anëtare./Pamfleti

trump trondit naton baza ushtarake amerikane në bonstill

Lini një Përgjigje