TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2025, 10:06

Dash Sula: Njerëzit s’e duan më Berishën, prandaj humbja në zgjedhje ishte e thellë

Shkruar nga Pamfleti
Dash Sula: Njerëzit s’e duan më Berishën, prandaj humbja
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Në zgjedhjet e mbajtura më 11 maj, Partia Socialiste doli fituese me një rezultat të thellë.

Gjatë një debati në emisionin “Top Story”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u përplas me analistin Arjon Sulo, duke theksuar se humbja e thellë e opozitës erdhi si pasojë e faktit që qytetarët nuk e shohin më Sali Berishën si një alternativë për kryeministër.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Më kanë thënë njerëz: ‘Nuk mund ta bëjmë sërish kryeministër Sali Berishën’. Një makinë shumë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësosh me një makinë akoma më të vjetër si Sali Berisha. Mua më kanë thënë socialistë që shkojnë te Kisha e Laçit që Berisha të rrijë dhe katër vite.

Arjon Sulo: Nuk bëhet me batuta politika.

Dashnor Sula: Mos të ishte Berisha kandidat për kryeministër dhe lista shumë më të mira, do ishte një rezultat shumë herë më i mirë.

Arjon Sula: Pse nuk ikën te partitë e reja?

Dashnor Sula: Partitë e reja akoma nuk kanë treguar…

Arjon Sulo: Çfarë s’kanë treguar?!

Dashnor Sula: Ancelotti u shpall tre herë kampion Europe me Realin dhe prapë u shkarkua se nuk kishte rezultate. Ju thoni të votojnë sërish Berishën.

Arjon Sulo: A ke thënë në 2024-ës që PD-ja nuk fiton? Ec, vazhdo!

Petro Koçi: A ke qenë në emisione me sondazhet? Se po na çudit tani. Ju keni një ëndërr që opozita duhet të fitojë se kështu është bota.

Arjon Sulo: Nuk fitohet me këtë cilësi opozite…

dashnor sula berisha

Lini një Përgjigje