
Sali Berisha ka nisur sërish sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Kryetari i opozitës, e akuzoi Dumani, duke e quajtur vegël të kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, Berisha e quajti Prokurorinë e Posaçme si prokurori politike.
“Altin Dumani e bazon qëndrimin e tij si vegël e Edi Ramës në opinionin e qytetarëve sepse thotë se qytetarët e pëlqejnë SPAK-un se i preu kokën Lefter Kokës. Por, e vërteta është që në diktaturë kishim prokurorë që dënonte kundërshtarin politik me pushkatim, por edhe kriminelin ordiner. Që unë të pranoj një prokurori politike për aset, këtë nuk e bëj dot kurrë. Prokuroria politike është instrument nga më kryesorët e diktaturës”, tha Berisha.
Më tej ai akuzoi SPAK-un dhe Dumanin si njerëz që flenë mbi dosjet e krimit. Sipas tij, Dumani lë ende ministra disa që kanë marrë 500 mijë euro.
“Njerëz që bashkëpunojnë me krimin, flenë mbi dosjet e krimit, unë me ata nuk pajtohem kurrë. Kam dokumente për këtë. Kam dokumente, aq sa ka edhe Dumani. Dokumente që tregojnë se Dumani vepron politikisht. Dumani, ministra që kanë marrë 500 mijë euro sipas regjistrimeve, i lë ministra ende. Që dokumentet që kam unë të më ndihmojnë, duhet të ketë prokurori”, shtoi Berisha.
Lini një Përgjigje