TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 17:14

“Tigri 1” dhe “Tigri 3” gllabërojnë 68 mln USD, justifikohet Balluku: Pagesat nuk kanë nisur ende, në fund anijet do t’i marrë KESH-i

Shkruar nga Pamfleti
“Tigri 1” dhe “Tigri 3” gllabërojnë 68 mln
HEC-et lundruese

Dy TEC-et lundruese që mbërritën me ceremoni gjatë vitit 2022 në gjirin e Vlorës, për të zbutur efektet e krizës energjetike në Shqipëri, nuk janë vënë asnjë ditë në punë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licensën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë. KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet asetit termik për t’u vënë në punë.

Sot ministrja e Transporteve Blinda Balluku bëri një bilanc të punës së saj për vitin që lamë pas dhe foli për këto anije, që njihen si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Ajo tentoi të justifikohej se duke thënë se qeveria shqiptare ende nuk ka nisur pagesat për to. Sipas saj, pagesat për to do të nisin kur të prodhohet energji, por në fund do të kalojnë në pronësi të KESH.

Ministrja Belinda Balluku shprehet se është ende duke u punuar për teknologjinë në to me qëllim prodhimin e energjisë.

''Të pajisen me të gjithë teknologjinë që e ka detyrim kompania që e ka sjellë'', tha ajo.

Balluku shton se vetëm pas këtij procesi do të vihen në zbatim pagesat

''Ndërkohë që do paguhet qiraja për prodhimin energjitik të atyre TEC-eve', shtoi ajo. Sipas saj, në përfundim të kontratës ato do të kalojnë në pronësi të KESH, e që mund të përdoren për prodhim por edhe për tu dhënë me qira.

Por në fakt realiteti është pak më ndryshe.

Ajo që dihet me siguri është fatura 68 milionë dollarëshe që KESH do të paguajë për qiranë dhe operimin, edhe nëse “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do të ndezin ndonjëherë motorët. Kjo është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

 

Lini një Përgjigje