TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 16:38

Ndryshimet në qeveri, ironizon Ina Zhupa: Kultura po trajtohet si mall tregu, udha e mbarë Margaritit

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, ironizon Ina Zhupa: Kultura po trajtohet si mall

Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike për ndryshimet në qeveri. Rama largoi Elva Margaritin dhe krijoi Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.

Ina Zhupa, në rrjetet sociale shprehet se krijimi i kësaj ministrie është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti, do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Shqipëria e trajtuar si plaçke, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i radhës.

Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.

Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.

Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi”, shkruan Zhupa.

Lini një Përgjigje