TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 16:22

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse ambasadori i ri i SHBA do e bëjë Berishën, Ramën dhe Metën t’u duket lule Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse ambasadori i ri i SHBA do e bëjë

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu shpreh bindjen se David Kostelancik pritet të jetë profili më i lartë diplomatik i SHBA në Shqipëri dhe se me mbërritjen e tij në Tiranë si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do e bëjë Berishën, Ramën dhe Metën t’u duket lule Yuri Kim.

Në një intervistë, ai shprehet se Kostelancik është njohës më i mirë i Shqipërisë dhe i korrupsionit sesa Yuri Kim dhe një profil më i ashpër se ajo.

 

- Zoti Spahiu, në Shqipëri akoma nuk kemi një ambasador të SHBA. Kjo pasi ambasadori i ri që do të vinte nuk u miratua nga Senati. Pse ai nuk erdhi që të zëvendësonte Yuri Kim?

David Kostelancik pritet që të jetë profili më i lartë diplomatik i SHBA në Shqipëri edhe për faktin e bekgraundin historik që ka në raport me Shqipërinë. Nuk është rastësi përzgjedhja e tij për të qenë ambasadori i SHBA në Shqipëri. Pra është një përzgjedhje për shkak të rëndësisë që ka vendosur SHBA të pozitës diplomatike të projekteve amerikane në këtë rajon. roli i tij do jetë më i lartë dhe më aktiv se Yuri Kim. Unë mendoj se do të miratohet dhe se ai do të vij në Shqipëri dhe është thjesht çështje procedurale. Ata që kanë konsideruar si armike Yuri Kim do të ëndërrojnë që të vij sërish Yuri Kim sepse do t’i duket lule dhe shumë paqësore në krahasim për Kostelancik. Ai është njohës më i mirë i Shqipërisë dhe i korrupsionit sesa Yuri Kim dhe një profil më i ashpër se ajo. Mendoj se ai do të vij për të hap një kapitull të ri. Yuri Kim e bëri pjesën e vet, e pastroi politikën nga ata që kishin vite në politike. Meta, Berisha janë çfaktorizuar politikisht dhe mbahen me oksigjen nga media shqiptare që çdo mbrëmje bëjnë debate politike për Berishën, Metën dhe Edi Rama. Berisha dhe Meta e kanë mbyllur kapitullin e tyre politike, ata kanë qenë faktori kur kanë qenë në garën në pushtet. Ata në pushtet nuk kanë më asnjë shans që të vijnë, kështu që kjo i rrëzon ata. Të dalësh në media çdo mbrëmje nuk do të thotë se je faktor politik, ata sot kanë vetëm 120 veta. Ata nuk janë më faktor politik, deri më 2025 ngjarje më të forta do të ndodhin për t’i çfaktorizuar ata. Berisha nuk do të jetë më kandidatë për deputet në 2025 sepse atë nuk e lejon ligji.

-Berisha vijon që të mbaj fjalime nga ballkoni i banesën ku jeton, a ka diçka nga deklaratat e tij që të ka tërhequr vëmendjen?

Mua më duket si një kasetë e përsëritur, madje edhe pa zë ta dëgjosh e di ca do të thotë. Ai do të bind ata mbështetës të tij që kjo është një akuzë politike dhe ti ushtroj presion prokurorëve. Ky regjimi i Ramës pse se arrestoj Berishën kur Rama erdhi fillimisht në pushtet, por po e arreston sot. Nëse Rama e ka pasur prokurorinë dhe gjykatën pse e la 10 vite të lirë, kur ai s’është më as faktor. E pra ai është i sigurt se kjo nuk po i vijnë nga Rama por nga SHBA. SPAK nuk është degë e Partisë Socialiste, por e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata prokuror kanë 30 vite në drejtësi, por çështjen ndaj Berishës e hapën pasi morën mbështetje nga Uashingtoni. Regjimi politik ka interes që të rrijë Berisha në politik. Media po merret vetëm me Berishës, nuk flitet as për varfërinë, as për pensionin.

-Çfarë fiton Berisha nga këto fjalime?

Që të jetë një nga 3 personat kyç që të mbaj çelësat e pushtetit. Duke qenë në media dhe duke bërë protesta nuk i lënë frymëmarrje forcave politike të tjera që të zhvillohen.

-A ka një plan kryeministri Edi Rama për 2024, apo është një qeverisje normale?

Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta shpresojnë që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vonohet në Senat. Shqipëria të jetë pa ambasador amerikan gjatë 2024. Mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin diplomatik dhe politik ndaj tyre. Dihet qartë që fundi i mandatit politik ishte një përplasje shumë e fortë mes Edi Ramës dhe Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut. Rama nuk donte Altin Dumanin, fundi ishte i një deklarate të një Ministre të Jashtme e cila deklaroi se Yuri Kim i ka mbaruar mandati dhe do zëvendësohet dhe të gjithë këta dëshirojnë që Uashingtoni të jetë me gjysmë këmbe në Shqipëri dhe të jenë jashtë presionit amerikan. Sepse çmontimi nga dhe nxjerrja nga politika e Berishës dhe Metës shpejton rënien e regjimit të Edi Ramës. Strategjia e Uashingtonit dhe e ndërkombëtarëve është që të çmontojnë estabilshmentin politik. Që janë këto 2-3 forca mbajnë të instaluar me marrëveshje pluralizmin dhe demokracinë.

Këta nuk mund të çmontohen njëkohësisht, se nëse bie Rama për momentin nuk ka një forcë tjetër politike që mund ta zëvendësojë. Këtyre u duhet të shpërbëjnë forcën politike të Sali Berishës e më pas me radhë të krijojnë një opozitë të re, sepse afro 60% e popullsisë nuk e duan Edi Ramën. Ata mund të organizohen në një parti të re dhe në 2029 bëhet gati rrëzimi i regjimit të Edi Ramës nëpërmjet një opozitë të re dhe të organizuar me lider të rinj pa Metën dhe Sali Berishën. Rama ka një sërë dështimesh dhe suksesesh. Erdhi me premtim s do hapte vende të reja, që do frenonte emigracionin dhe e shtoj atë. Rama është në fund të 10 vjeçarit me një listë të gjatë dështimesh, por ka edhe dy tre suksese. Nuk akuzohet për vrasje sado autoritar të jetë, nuk akuzohet për një plagosje, ndryshe nga Berisha. Pra, Rama nuk të vret.

-Sipas jush, cila është puna kryesore që duhet të realizoj Shqipëria me Edi Ramën në 2024?

Duhet të mbaj të njëjtën linjë diplomatike. Rama ka detyrimin si përfaqësues i socialistëve, i një programi social në Shqipëri të mbajë premtimin për rritjen e një mesatare të pagës në 900 euro për të punësuar dhe rritjen e pensioneve dhe minimumin jetik. Rama, ka ardhur në pushtet nga e majta, nga socialistët, nga shtresat e varfra, nga të punësuarit. Deri më sot që 10 vite nuk e ka mbajtur premtimin. Nuk jam i sigurt nëse në vitin e 11 do ta përmbush premtimin. Rritja e pagave do ishte e mirëpritur në këtë vit.

-Nga ana tjetër, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajon. Më konkretisht një politikan serb është dhunuar, pasi vizitoi Kosovën dhe bëri homazhe në Varrin e Adem Jasharit. Gjendja e tij është shumë e rëndë, si e komenton?

Mendoj se çdo e keqe vjen për një të mirë. Nga një ngjarje negative, kjo shërben që Europa dhe SHBA të kuptojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë, për të kuptuar se Serbia nuk ka ndryshuar mentalitet kundër shqiptarëve. Kjo ngjarje e rëndë ka shërbyer pozitivisht si ogur për të alarmuar kancelaritë ndërkombëtare se Beogradi është një shtojcë e Rusisë për të dominuar mbi shtetet e tjera. Mendoj se kjo ngjarje tregon shumë, tregon se metodat e Putitit aplikohen njësoj edhe në Serbi. Sandulovic nuk përbën ndonjë faktor politik, po ashtu edhe në ballkon, është një individë nga një forcë politike e parëndësishme, por kjo se zbehë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur, kjo e thekson sepse sado peshën e lehtë që ta ketë që ka ai konsiderohet se përbën rrezik për regjimin e Beogradit. /Sot

 

Lini një Përgjigje