TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 18:50

“Thuaji asaj që ke përkrah që e dashuron, se e plase”, Rama batuta me të riun: Merre për darkë, mos u bëj koprac

Shkruar nga Pamfleti

“Thuaji asaj që ke përkrah që e dashuron, se e

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer nga Athina batutat me pjesëmarrësit në sallë. Pas pyetjes së një të riu për kreditë e buta për çiftet e reja, Rama u përgjigj:

"Ti i martuar je përshembull? Nuk je i martuar. Po e dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ja ke thënë akoma?

Mirë gjeje kurajon, thuaja. Ja ajo tani po kthen kokën andej dhe thotë shyqyr që ta thashë unë ty, se ajo ka kaq kohë që po pret dhe thotë thuaje, thuaje.

Thuaja. Dilni për një kafe. Mos ji koprac. Jepi një lëng portokalli, pastaj ashtu si padashje thuaj do shkojmë për darkë.

Ajo do pranojë se e shoh nga sytë që mezi po pret dhe nëse në fund nga gjithë ky proces ju do jeni çift i ri do përfitoni nga këto kredi të lehtësuara", iu drejtua Rama.

Lini një Përgjigje