TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 18:24

‘Sikur halla të kishte ashtu do quhej...”, Rama: Kënetat nacionaliste kanë bërë lëmsh dynjanë

Shkruar nga Pamfleti

‘Sikur halla të kishte ashtu do quhej...”, Rama: Kënetat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së dielës një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rama u ka kërkuar shqiptarëve që të votojnë Partinë Socialiste, duke e lidhur votën për mandatin e 4-t qeveriëses me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Një nga të pranishmit e pyeti Ramën se çfarë garancish ka që Greqia nuk do të bllokojë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, siç ka bërë edhe më parë?

Ndërsa kryeministri pasi e komplementoi qytetarin që e flet shumë mirë shqipen edhe pse ka 30 vite në Greqi, e pyeti nëse e mbante mend atë shprehjen “sikur të kishte halla ashtu, do të ishte xhajë...”.

Salla shpërtheu në të qeshura, ndërsa Rama theksoi se nuk ndodh më që rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE të bllokohet.

Ne jemi në marrëdhënie shumë pozitive, duhet ta dini që me Mitsotakis dhe qeverinë e tij jemi në një dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim në ato çështje për të cilat kemi pasur dakordësi si ato që lidhen me minoritetet dhe vendime për të sanksionuar disa të drejta të tyre.

Çështje që duheshin zgjidhur dhe janë zgjidhur. Kemi në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e luftës sepse është absurditet.

Dy popuj të afërt dhe anëtare të NATO-s dhe jemi në gjendje lufte sepse ka një ligj absurd. Insistimi ynë është ky ligj duhet të hiqet.

Besoj që ky ligj dhe çështje të mbetura ku shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej e këtej kanë bërë lëmsh dynjanë, ne do të dalim sipër kënetave e do të bëjmë të mundur hapjen e një epoke partneriteti strategjik”, tha Rama.

Lini një Përgjigje