TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 17:32

Rama parashikon zgjedhjet: Në 11 maj në darkë bufi do bërtasë për fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Rama parashikon zgjedhjet: Në 11 maj në darkë bufi do

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS, gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, shprehu bindjen se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga Partia Socialiste.

Madje, Rama ftoi shqiptarët që ta ndjekin me kujdes këtë proces duke bërë edhe një parashikim mbi atë që do të ndodhë.

“Në datën 11 maj në darkë bufi i kënetës do të bërtasë fitore. Pastaj nga data 12 maj pasdite do fryjë ajo era dhe në 13 në mëngjes do denoncohet vjedhja më e madhe e votave. Kjo do të ndodhë me zgjedhjet”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje