
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka komentuar situatën politike në vend.
Teksa aksioni opozitar vazhdon të bllokojë punimet në parlament, Gështenja tha se ka vetëm një rrugë për t’i dalë përballë e për të qenë alternativë kundër mazhorancës. Ai u shpreh se kjo mënyrë është që elektorati opozitar ndaj qeverisë të bashkohet.
Gështenja tha gjithashtu se Partia Demokratike duhet të bashkohet patjetër, pasi qytetarët demokrat nuk “ia kanë pasur borxh askujt” këtë ndarje prej dy vitesh në PD.
“Do doja të flisja për opozitën dhe për atë që në kemi përball, jo për atë që ne kemi pasur për një vit e gjysmë. Ne kemi pasur njëri-tjetrin përballë, Partia Demokratike ka pasur pjesë të saj përballë, unë dua të flasim për mazhorancën.
Unë e kam thënë për dy vite me radhë që demokratët, opozitarët, qytetarët në përgjithësi nuk ia kanë borxh askujt këtë që ka ndodhur këto dy vite me Partinë Demokratike dhe me opozitën në përgjithësi.
Kisha menduar se drejtues apo ish-drejtues të Partisë Demokratike do të sakrifikonin për hir të asaj që demokratët kanë dhënë për Partinë Demokratike dhe për ne që jemi në këto pozicione.
Gjithsesi kjo tashmë është e tejkaluar. Unë e kam thënë dhe e kërkoj që bashkimi i demokratëve në bazë është e vetmja rrugë për të forcuar opozitën. Jo vetëm e demokratëve por edhe të gjithë njerëzve që janë opozitarë me këtë qeveri, bashkimi i tyre do ishte e vetmja rrugë, e vetmja formë për të qenë alternativë përballë kësaj mazhorance. Rrugë tjetër nuk shoh”, tha deputeti Lefter Gështenja.
Lini një Përgjigje