TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2023, 19:42

Masa e sigurisë për Beqajn, Berisha: Hajdut dhe vegël e Ramës, kanë vjedhur miliona me koncesionet

Shkruar nga Pamfleti

Masa e sigurisë për Beqajn, Berisha: Hajdut dhe vegël e

“Mazhoranca nuk i lejon komisionet hetimore parlamentare, sepse deputetët tuaj duan të hetojnë Edi Ramën personalisht”, kështu u shpreh ish-kryeministri Berisha gjatë një takimi në Lushnje.

Ai theksoi se tashmë drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë të një personi.

Berisha ka komentuar dhënien e masës së sigurisë nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Ai tha se Beqaj është thjesht një vegël e Ramës. Sipas tij, Rama e shiste ndërmarrjen e tij me pincën e thyer dhe gërshërë por Rama qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Berisha shtoi se çmimi i sterilizimit është rritur 83 herë.

"Sot drejtësia është vendosur kontrollin të plotë dhe total të një njeriu.

Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqaj.

Po çfarë është Beqaj thoni ju? Beqaj është thjesht një vegël e Edi Ramës.

A ju kujtohet ju të gjithëve se kush dilte nga televizioni në televizion me një gërshërë bisht thyer dhe një pincë me një krah.

Nuk dilte Beqaj, ai është hajdut, por nuk dilte ai. Nuk dilte asnjë njeri tjetër.

Dilte Edi Rama. Kalonte nga studio në studio dhe ju thoshte ju; ja me se operoheshit.

Nuk është budalla. Ai e dinte se gërshëra me një krah nuk pret, se pinca e thyer nuk kap. Po ai donte të krijonte imazhe të tilla për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme të tij me sterilizimin, me të cilat ai rriti jo 1, 3 apo 5 herë, çmimin e sterilizimit. 83 herë u rrit çmimi i sterilizimit, duke marrë në sipërmarrjen e një mjeku, atë që kishte një ndërmarrje muratori, aparaturat ultramoderne të shtetit për sterilizim, lokalet e reja të shtetit për sterilizimin dhe i sterilizonte ato 83 herë me çmim më të lartë.

Me mijëra të sëmurë nuk operoheshin dot më.

Beqaj ishte thjesht një shërbëtor i Ramës. Rama e shiste ndërmarrjen e tij me pincën e thyer dhe gërshërë. Por Rama qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Po pse nuk lejon komisionet hetimore parlamentare? A e dini ju? Ua them unë.

Ato nuk lejohen sepse Sali Berisha, deputetët përfaqësues tuaj, duan të hetojnë në emrin tuaj Edi Ramën personalisht.

Duan të hetojnë çdo pushtetar, ish-pushtetar", tha Berisha.

berisha lushnje beqaj sterilizim

Lini një Përgjigje