TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 18:42

Tensione te protesta e Lapajt para Kryeministrisë, ndërhyn sërish policia  

Shkruar nga Pamfleti

Tensione te protesta e Lapajt para Kryeministrisë, ndërhyn

Prej disa ditësh, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po  protestojnë para Kryeministrisë.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt.

Kjo përpasje ka ardhur pasi policia ka hequr një instalacion, që u tentua të vendosej nga qytetarët që po protestojnë.

Prej 4 ditësh, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka zgjedhur të protestojë para kryeministrisë, duke kaluar natën aty.

Dy ditë më parë, policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaroi policia.

 

Lini një Përgjigje