
Pavarësisht rikthimit në normalitet të jetës parlamentare, nga marrëveshja e arritur mes mazhorancës e opozitës, tensionet nuk kanë munguar në Komisionin e Ligjeve. Deputeti socialist Tonin Gogu ka përmendur aksionin opozitar, gjë që ka acaruar një pjesë të deputetëve.
Asllan Dogjani ishte ai që përplasi dorën në tavolinë dhe e cilësoi Gogun ‘dele’ të Edi Ramës dhe i kërkoi të mos merrej me punët e brendshme të opozitës.
Gogu tha se nuk po fyen njeri, ndërsa shtoi se po flet në hapësirën e tij të rregullores për të diskutuar.
Pjesë nga debati:
Toni Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mor, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.
Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.
Toni Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Me shumë kujdes!
Asllan Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne
Toni Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni, ne ju dëgjojmë. Shumë mirë që keni ardhur, të debatojmë.
Lini një Përgjigje