TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 11:59

Rama tenton të futet në makinë, Manja e ‘kthen' nga rruga; ç'ndodhi në Kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Rama tenton të futet në makinë, Manja e ‘kthen' nga

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e Grupit të PS, që u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit.

Në këto foto shihni momentin kur kryesocialisti, po largohet nga mbledhja, por ministri i drejtësisë ‘i ndërpret rrugën’.

Ata shihen teksa diskutojnë bashkë në përfundim të mbledhjes së grupit.

Rama tenton të futet në makinë, Manja e ‘kthen' nga

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

“S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve”, u shpreh Çuçi.

Lini një Përgjigje