TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 11:02

Paqja me Berishën, nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS; i pranishëm edhe Rama

Shkruar nga Pamfleti

Paqja me Berishën, nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS; i

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e kësaj të hëne në selinë rozë. Mësohet se i pranishëm në mbledhje është dhe kryeministri Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi, ndër të tjera është dhe marrëveshja me opozitën për rikthimin e jetës normale parlamentare.

Në mbledhjen e socialistëve po diskutohet agjenda parlamentare e kësaj jave, teksa me opozitën kanë rënë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore atë për Sterilizimin dhe Check-Up dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Kujtojmë se konsensusi ka ardhur pas 5 muajsh bllokim të Kuvendit nga opozita, si në seancat plenare ashtu dhe në komisionet parlamentare.

Lini një Përgjigje