
Dashnor Sula nuk është i vetmi zë kritik në grup, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu ka shprehur rezervat e tij për dakordësinë e arritur që fiku aksionin opozitar.
Konsensusi që fiku zjarrin e konfliktit me mazhorancën duket se ka ndezur një tjetër zjarr në gjirin e demokratëve.
Dashnor Sula i rreshtohet zërave kritikë, duke paralajmëruar edhe divorcin me Partinë Demokratike në rast se hapësirat për debat ngushtohen brenda oborrit të demokratëve.
“Nëse do shikoj që është e pamundur bashkëjetesa me grupin parlamentar apo brenda strukturave të Partisë Demokratike, ku mund të mbyllen hapësirat e zërit dhe debatit, sigurisht do rishikoj dhe unë qasjen time si opozitar, me forca të tjera opozitare progresiste. Revolta e deputetit demokrat vjen për rrugën që Gazment Bardhi me bekimin e Sali Berishës ndoqi për të arritur dakordësinë me socialistet për komisionet hetimore. PS dhe Rama çfarë po na jep ne s’po na jep asgjë, ne po marrim ato ç’ka na takojnë na i jep kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për komisionet hetimore. Por dëmi është bërë i madh”, tha Sula për TCH.
Por, Luan Baçi mendon ndryshe. Ai sheh vetëm anën e mirë të medaljes, duke nisur me njohjen e grupit të Rithemelimit, si faktori kryesor opozitar në Kuvend.
“Kanë pranuar në konferencë kryetarësh zotin Bardhi si kryetar te grupit parlamentar të PD e kryetar profesor doktor Sali Berishën e theksoj këtë. Ky është përfaqësimi, realiteti politik i ri i krijuar. Shqetësim i deputeteve kritik është se opozita pranoi të hetojë shumicën me rregullat e kësaj të fundit, duke rrëzuar poshtë gjithë betejën 5 mujore”, tha Baçi.
Sula: Që do të thotë nëse ky ligj për komisionet hetimore që u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe ne e kemi çuar në Gjykat Kushtetuese nuk do rrëzohet këtu pastaj bie gjithçka dhe kjo për mua është shqetësuese.
Baçi: Nëse Gjykata Kushtetuese e le në fuqi do pranojmë ça thotë Gjykata, por duke e kontestuar gjithmonë, ky ligj që keni miratuar mbron të korruptuarit.
Dashnor Sula nuk është i vetmi zë kritik në grup, Ervin Salianji dhe Tritan Shehu ka shprehur rezervat e tij për dakordësinë e arritur që fiku aksionin opozitar./TCH
Lini një Përgjigje