TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 11:41

Rama përfundon takimin me dyer të mbyllura, Çuçi porosi deputetëve: S’ka marrëveshje me Berishën, vetëm dialog!

Shkruar nga Pamfleti

Rama përfundon takimin me dyer të mbyllura, Çuçi porosi

Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u diskutua për agjendën parlamentare të javës që sapo ka nisur.

Mësohet se në këtë mbledhje të socialistëve u diskutua dhe në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin në normalitet të jetës parlamentare.

Gjatë mbledhjes, ka qenë kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi, i cili ka treguar detajet e marrëveshje.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s'ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

"S'ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve", u shpreh Çuçi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u ndal më shumë te projektet e PS-së, në riorganizimin e saj dhe angazhimin më shumë të socialistëve. Po ashtu u diskutua dhe për Amnistinë Penale, por ende nuk ka një vendim konkret nëse ky projekt ligj do të futet për votim në seancën e së enjtes pasi kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.

edi rama partia socialiste

Lini një Përgjigje