TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 11:32

Mbledhja e komisioneve parlamentare, deputeti Sula: Negociata në Tiranë, tymi plas në Sazan

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e komisioneve parlamentare, deputeti Sula: Negociata në

Sipas Sulës, marrëveshja në Tiranë u bë për të mbuluar tymin që plasi në ishullin e Sazanit. 

Pas pesë muajsh kaosi në Kuvend, sot jeta parlamentare i është rikthyer normalitetit me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës.

Por kjo marrëveshje duket se ka lënë shumë të pakënaqur në rradhët e opozitës. Një ndër to është deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili gjatë mbledhjes në komisionin e ligjeve tha se marrëveshja opozitë-mazorancë është një marrëveshje e sajuar.

Sipas Sulës, marrëveshja në Tiranë u bë për të mbuluar tymin që plasi në ishullin e Sazanit. 

“Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cënimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit.

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.

Marrëveshja opozitë-mazhorancë është ‘fake’ i pastër. Çfarë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë.

Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan!”, tha Sula në komision.

dashnor sula komisioni i ligjeve

Lini një Përgjigje