Ish ministrja e Jashtme dhe ish deputetja e PS, Arta Dade, e cila është angazhuar hershëm në politikë ka folur për pjesmarrjen dhe angazhimin e të rinjëve në këtë fushë.
Dade foli edhe Akademinë Politike të Partisë Socialiste dhe ngërçin që kanë modelet që u serviren të rinjve sot në politikë.
'PS bëri Akademinë Politike dhe më ftuan. Me thënë të drejtën shkova me një lloj rezerve sepse duke menduar pikërisht këtë shqetësim që keni ju, a kanë dëshirë të merren, a kanë dëshirë të na dëgjojnë, a duan të na dëgjojnë për përvojën tonë. Unë jam befasuar pozitivisht. Problemi është që ata ishin aq të mirë saqë nuk u kënaqën me atë minutazh që unë kisha në dispozicion. Problemi është si integrohen këta tani. Vjen problemi për t’u angazhuar në politikë, nuk duhet menduar që në politikë je i angazhuar vetëm po u bëre deputet sepse të rinjtë mendojnë tani që duke parë disa modele të deformuara në politikë i ndjekin ato duke iu servilosur liderit, duke i thurur lavde…', tha Dade për 'Aldo Morning Show'.
Diskursi mes të rinjve është një tjetër nga pikat e diskutimit që Dade e lidh me modelet që u janë ofruar. Kjo ndërlidhet me trajnimet, ndikimet dhe modelet që i bëjnë të imitojnë të mëparshmit sepse ata mendojnë që në të kundërt nuk do të përfshihen dot në politikë, çka shënon edhe gabimin e tyre për Arta Daden.
Ajo ka edhe një kritikë për platformën “Deputeti që duam” të nisur nga Edi Ramës, që do të përzgjedhë deputetë e rinj.
'Çfarë modelesh u kemi ofruar ne të rinjve në politikë? Për fat të keq, kemi një parlament, në mënyrë të veçantë ky i fundit që vendos vetëm kryetari i partisë se këdo të përfshijë nëpër lista dhe të rinjtë e dinë këtë gjë. Atëherë si do të përfshihen ata, si do të bëhen deputetë? Për shembull platforma “Deputeti që duam” për mua nuk është normale sepse ti nuk mund të dalësh vetë, të bësh një video dhe ta hedhësh aty edhe unë jam ky. Deputeti që duam duhet të vijë nga njerëz që e njohin, ata që do të përfaqësojë. Sa vlera ka emetuar ky te komuniteti që do të përfaqësojë dhe në fakt të vijë propozimi nga ata njerëz që ky do t’i përfaqësojë. Nuk mund të dalë vetë, pa bërë asnjë gjë dhe të thotë që unë jam deputeti që duam.', tha ish ministrja.
Lini një Përgjigje