Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar propozimin e mbështetur nga 17 anëtarë të këtij forumi që ka të bëjë me largimin nga kjo parti të atyre që kanë përfituar financime nga Soros në të kaluarën, ose kanë marrë tendera nga Qeveria Rama, direkt ose indirekt.
Propozimet janë paraqitur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku fokusi ka qenë në protestën e 22 dhjetorit, ndërsa Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë drejtues që çështje që kanë të bëjnë me analizën në PD ta diskutonin në një tjetër mbledhje.
Gjithsesi, Këshilli Kombëtar ka miratuar dy propozimet, sipas të cilave nga PD duhet të largohen persona dhe eksponentë që kanë përfituar tendera apo kulla nga lidhjet e tyre me qeverinë socialiste.
Gjithashtu propozohet largimi nga strukturat e PD, të atyre personave që në të shkuarën janë financuar nga fondacioni Soros.
Lini një Përgjigje