Kreu demokrat, Sali Berisha, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh i bindur se populli shqiptar do e kërrejë Edi Ramën.
Berisha u shfaq optimist para mediave, kur tha se forumet drejtuese të PD-së (Kryesia, Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar) kanë vendosur fillimin e revoltave.
“Revoltat do të ndërpriten vetëm me rrëzimin e regjimit”, tha Berisha.
Ai tha se protestat janë rruga e vetme e përballjes me regjimin.
“Pashë një gadishmëri nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, që ju nuk e imagjinoni dot, një vendosmëri e atillë, që kjo parti nuk e ka pasur asnjëherë. Është një ndërgjegjësim mjaft pozitiv. Natyrisht pavarësisht se kjo mazhorancë po shkërmoqet, duhet që populli ta kërrejë Edi Ramën”, tha kreu demokrat.
Ai përsëriti edhe njëherë se vija e kuqe për Partinë Demokratike është bashkëpunimi i saj me krimin.
Lini një Përgjigje