TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2023, 14:15

Takimi privat Rama-Meloni në Vlorë, mediat italiane zbardhin detajet: Po diskutohet ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Takimi privat Rama-Meloni në Vlorë, mediat italiane zbardhin detajet:
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërpreu pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurtër surprizë në Shqipëri.

E shoqëruar nga familjarët dhe një grup bashkëpunëtorësh, kryeministrja italiane u prit në Vlorë nga homologu i saj, kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë ditën e sotme mediat italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë bieduar.

Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit (të ritit maoist, për më tepër), shkruan media italiane.   

Në të njëjtën linje ka qenë edhe gazeta ‘La Repubblica’, e cila pasi ndalet në debatet që u shkaktuan mes dy vendeve pas një publikim provokues nga Edi Rama dhe mosmarrëveshjeve për të ashtuquajturin turizëm me kosto të ulët, ndalet te mundësia e ndërtimit të centralit bërthamor në Shqipëri.

“Interesat që lidhin dy vendet janë dukshëm më të forta se mosmarrëveshja për turizmin me kosto të ulët. Së fundmi u arrit një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë ENI, e cila po punon në një zonë ku ka gaz dhe naftë në bregdet. Me pak fjalë, në këto pushime të shkurtra në bregdetin e shtetit fqinj, Meloni mund të kombinonte relaksin e lakmuar me thellimin e disa dosjeve në tavolinat e ambasadave.”, shkruan gazeta.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti pasditen e së hënës në Shqiperi me një traget të linjës Brindizi-Vlorë.

Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit ne Portin e Vlorës nga kryeministri Rama. Më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi.

 

rama meloni takimi privat nË vlorË

Lini një Përgjigje