TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2026, 12:18

Takime me drejtuesit e Bashkisë dhe deputetët, Rama i rikthehet Vlorës

Shkruar nga Pamfleti
Takime me drejtuesit e Bashkisë dhe deputetët, Rama i rikthehet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duket se ka rikthyer vëmendjen nga Vlora, teksa ka nisur një takim me drejtuesit e Bashkisë dhe deputetët e Qarkut.

Nga raportimet mësohet se Kryeministri, i shoqëruar nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka nisur takimin me kryebashkiaken e Vlorës, Brunilda Mersini, si dhe deputetët e Qarkut. Në qendër të takimit janë çështje që lidhen me projektet dhe infrastrukturën, ndërsa e gjithë zonat përgatitet për sezonin e ri veror.

Pikërisht masat që do të merren nga Bashkia, por edhe institucionet e tjera, pritet të jenë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit, i cili në javët e fundit u ka kërkuar deputetëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët.

Vlora u përball në ditët e fundit të 2025 me një situatë emergjence sa i takon mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa kjo u pasua nga reagime të forta të banorëve.

Duket se marrja e masave për të shmangur një problematikë të tillë në sezonin veror do të jetë një nga ccështjet që do të diskutohet mes Kryeministrit dhe drejtuesve të Bashkisë.

rama vlore takime

Lini një Përgjigje