TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2026, 21:46

Spiropali me mesazh të koduar për Pashkë: Për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim

Shkruar nga Pamfleti
Spiropali me mesazh të koduar për Pashkë: Për çdo
Elisa Spiropali

Teksa ujërat në PS janë trazuar, Elisa Spiropali ka shfrytëzuar natën e Pashkës Ortodokse për të dërguar një tjetër mesazh të koduar për partinë e saj dhe rivalët që ka aty.

Në mesazhin e saj, Spiropali tregohet e kujdesshme, duke deklaruar se “për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim”. Po ashtu ajo flet për makutëri dhe urrejtje.

Nga e premtja e zezë e sakrificës, në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s'ka natë që s'ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.

Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.

Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët”, shprehet ajo.

Pas largimit nga Ministria e Jashtme, Spiropali nis një kurs përplasje brenda partisë. Kulmi arriti në mbledhjen  grupit që u mbajt te Pallati i Brigadave, ku pati përplasje dhe me Edi Ramën. Po ashtu ajo ka artikuluar hapur disa mesazhe pakënaqësie, por më shumë duket si qejfmbetje personale për shkak të shkarkimit sesa një lëvizje brenda PS.

spiropali ps

2 Komente

  1. G
    Gëzim Lama

    Cilido duhet të reagojë në kohën e duhur dhe jo kur i cënëhen privilegjet !

    1. k
      kiu

      te pangopur per leke e privilegje..shporruni!

      Lini një Përgjigje