Deputeti i PS, Erion Braçe vijon denoncimet e tij lidhur me problematikat e infrastrukturës në Tiranës. Braçe ka publikuar pamje nga rruga kryesore e Selitës e cila është e shkatërruar dhe me gropa. Ai ngre shqetësimin se pavarësisht thirrjeve të shpeshta nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e rrugës.
“Pirro se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, u shpreh Braçe.
Braçe: Në territor, si deputet i 5-ses, rruga qendrore-kryesore e Selitës ka mbaruar! Nuk mbaj mend se kur u bë gropa e parë; por atë e ka zënë gropa e dytë dhe gropa e tretë! Shihni se si ndalojnë shoferët të ruajnë makinat dhe si krijohet trafiku në oraret e pikut! Nganjëherë e humb edhe dëshirën të flasësh se, më falni për shprehjen, por nuk i plas kujt! Me gjasë, gropa të tjera do mbulojnë gjithë rrugën dhe drejtorët e bashkisë do shohin rehatinë e pushtetit, bërë nga vota e njerëzve në Selitë!
Lini një Përgjigje