TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 10:33

Sot pritet të votohet amnistia, revoltohet Sula: Të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve, jeni në kundërshtim me rregulloren

Shkruar nga Pamfleti

Sot pritet të votohet amnistia, revoltohet Sula: Të mblidhet

Ka filluar seanca e sotme plenare, teksa pritet të votohet marrëveshja për amnistinë penale e arritur mes mazhorancës dhe Rithemelimit. 

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka mbajtur një qëndrim kundër, ndërsa kërkoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për amnistinë.

“Mendoj se jeni në shkelje të rregullores duke futur ne rend dite aministine penale. Mos u përpiqni që të jepni justifikime. Të flitet për amnistinë, pasi jam në thelb kundër, por duhet të respektohet rregullorja e Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një projekt me rëndësi. Tani po e marr këtë njoftim. Se dimë se sot do të ishte diskutimi për amnistinë. E keni kaluar me vota të njëanshme, pa qenë prezentë opozita. Nen për nen, sa i takon amnistisë, mendoj se ka për t’u diskutuar. Duhej të mblidhej komisioni i ligjeve”, tha ai.

Nikolla: Kuvendi e mori vendimin për futjen në rend dite të amnistisë.

 

Lini një Përgjigje