
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha teksa u shpreh gjatë një takimi me asamblenë socialiste në Kamëz se thonë që reformën këtu e bëri Soros.
Pas deklaratave të një gazetari në Kongresin Amerikan, i cili tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri u projektua nga Soros e USAID dhe përmes saj u godit politikisht kreu i opozitës në Shqipëri.
Rama me ironi tha se s’mund të ndodhte që një miliarder nga më të mëdhenjtë në botë t’i kushtonte jetën e tij kapjes së bufit të kënetës.
Ai me ironi vijoi të thoshte se Berisha nuk është as ndonjë sorkadhe, që të mund t’i merrte mendjen Sorosit.
"Thonë që reformën e bëri Soros këtu, por si e bëri? Në çfarë forme, futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë, 1 miliarder nga më të mëdhenjtë e botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, kuptoni apo jo.
Të ishte ndonjë sorkadhe apo ndonjë fazan hajde se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa", tha Rama.
Lini një Përgjigje