TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 12:45

"Engjëll Agaçi në arrati"/ Rama: Është në spital! Mjekët nuk jepnin garanci për jetën e tij, por këneta nuk do t’ia dijë

Shkruar nga Pamfleti

"Engjëll Agaçi në arrati"/ Rama: Është

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të Sali Berishës për Engjëll Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.

Në fjalimin e tij në asambletë e PS në Kamëz, Rama tha se opozita dëshiron të bëjë veç spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.

Rama tha se ndërkohë që Agaçi ishte në spital e luftonte për jetën, Berisha thoshte se ai është në arrati.

"Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë për një shkak shëndetësor u shtrua në spital në Itali, e marrin e fusin në sallë dhe  i bëjnë  3 bypass, për shkak të bllokimit të koronarve dhe rrezikun imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive e fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra nuk thoshte ansjë mjek që ky do kthehet parë në jetë, mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. ku të Ku të dijë kjo kënete për respektin minimal për një njeri  të sëmurë, a ka baba, mama , grua, djalë …jo mër u arrati nga drejtësia thonë,  i morën laptopin dhe vazhdon", tha Rama.

Lini një Përgjigje