TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 12:35

Rama tërhiqet nga arrestimet politike: Nuk kam dhënë udhëzime, SPAK godet edhe mbi ne

Shkruar nga Pamfleti

Rama tërhiqet nga arrestimet politike: Nuk kam dhënë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste është organizmi ku bëhen operacionet kundër korrupsionit. Në mbledhjen e asambleve të PS në Kamëz, Rama tha se “në organizmin e përgjithshëm të pushtetit ka edhe tumore për të pastruar, por në këtë proces ndodhin edhe aksidente”.

Ai është tërhequr nga arrestimet e fundit politike duke thënë se “vetëm lagësirat e kënetës mund ta interpretojnë se kam dhënë udhëzime”. Kryeministri ka deklaruar se nuk ka udhëzuar SPAK ndërsa shton se drejtësia po godet këdo që i del para.

“Shpatën e ka pasur pushteti politik, ne këtë shpatë me reformën në drejtësi ia dorëzuam zonjës.

Në momentin që ke dorëzuar shpatën, nuk e ke dorëzuar dhe i thua ti do ta përdorësh ku të të them unë, vetëm injorantët dhe lagësirat e kënetës mund ta interpretojnë kështu, por nuk funksionin kështu. Nuk e bën dot edhe sikur të duash. Kur e dorëzuar me vulë, me firmë me vulë ke thënë merre shpatën është e jotja.

Kur i ke dhënë shpatën i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde, sepse shpata është për tu përdorur, jo për tu mbajtur në dollap. PS është bërë organizmi mbi të cilën bëhen edhe operacionet kundër korrupsionit, në këto operacione sigurisht që ka në organizmin e përgjithshëm të pushtetit edhe tumore për të pastruar.

Por ndodh ndodhin edhe aksidente në këtë proces, sepse është një praktikë e re dhe natyrisht që është e dhimbshme e rëndë, stresuese të përjetosh gjëra të cilat nuk është e vështirë të kuptosh që janë gabim dhe të mbyllësh gojën 5 vite me radhë, por jo unë të gjithë dhe jo me kënaqësi asnjëri, por me vetëdije që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur momente që “tani shiko se bën mu nuk është kështu, jo lërë” sepse na ka interesuar që shpatën ata që e kanë marrë ta besojnë deri në fund se është e tyrja.

Është sakrificë e madhe, nuk është kollaj”, tha Rama.

Lini një Përgjigje