TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 11:32

Fluks votuesish në Fier, Bardhi: PD po ndjek një proces demokratik

Shkruar nga Pamfleti

Fluks votuesish në Fier, Bardhi: PD po ndjek një proces demokratik

Në Fier, procesi i primareve ka nisur me fluks të lartë të anëtarësisë që kërkojnë të votojnë për kandidatin preferencial për në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, ku ka ndjekur nga afër procesin e votimit, drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi tha se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar.

Sipas Bardhit, PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik.

"Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", tha Bardhi.

Lini një Përgjigje