TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 22:52

Sondazhet/ Garë e fortë në Shkodër, Benet Beci “dhëmb për dhëmb” me Bardh Spahinë

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhet/ Garë e fortë në Shkodër, Benet Beci

Sondazhet parashikojnë një garë të fortë në Shkodër. Ndonëse Bardh Spahia është në avancë, duket se kandidati socialist Benet Beci nuk është shumë larg.

Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel,  Benet Beci, merr 47 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër. Ndërsa Bardh Spahia 53 për qind. 

Sondazhi në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri në 18 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

Bashkia Shkodër ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Diferenca mes kandidatëve është 6 për ind dhe duke marrë parasysh marshin e gabimit ajo mund të jetë 4 për qind. Ndërkohë që jemi 1 muaj larg zgjedhjeve dhe sinjalet janë se do kemi garë të fortë.

shkodra benet beci bardh spahia

Lini një Përgjigje