
Kolegji Zgjedhor do të hedh nesër shortin për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë paditë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Meta e Berisha ju drejtuan Kolegjit duke kërkuar që në fletën e votimit të mos jenë logot e partive, si dhe ata kërkojnë që si drejtues koalicioni të jetë emri i Sali Berishës.
Gjykata e Apelit njofton se shorti për dy kërkesat do të hidhet nesër në mëngjes në orën 08.30 dhe 08.45.
Dy paditë e koalicionit janë:
-Ndryshimin e vendimeve nr. 360 dhe 363 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie.
-Ndryshimin e vendimeve nr.361 dhe 362 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur përbri emrit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” emrin e z. Sali Berisha.
Lini një Përgjigje