TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 20:35

PS rikthen thirrjet ndaj SPAK: Boll bëtë shurdhin, hetoni ku i gjejnë Meta e Berisha paratë e fushatës

Shkruar nga Pamfleti

PS rikthen thirrjet ndaj SPAK: Boll bëtë shurdhin, hetoni ku i

Partia Socialiste ka rikthyer presionet dhe thirrjet ndaj drejtësisë së re.

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla, është shprehur sot se SPAK të mos bëjë shurdhin por të hetojë shpenzimet që Saliu dhe Iliri po bëjnë për koncertet e fushatës nga 100 mijë euro.

Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë pemë, ndërkohë që Saliu dhe Iliri po bëjnë koncerte 100 mijë euro vetëm për skenën. SPAK nuk duhet të bëjë shurdhin, por kjo faturë 100 mijë euro është një faturë që nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar”, tha ai.

Deri më tani ka pasur shumë akuza ndaj dyshes Meta-Berisha, pasi nuk ka asnjë të dhënë se si po financohet fushat luksoze e tyre.

balla akuza berisha

Lini një Përgjigje