
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në "Drejt" thotë se Rama është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë.
Sipas tij, shtyllat më të forta që e mbajnë në pushtet janë Meta e Berisha. Sipas tij, nëse bien këta të fundit, Rama dilte nga politika brenda vitit.
“Nuk ka ofertë reale, partitë nuk po shpalosin programe. Janë të bindur partitë që qytetari i Republikës së Shqipërisë do të votojë në bazë të inercionit të brendshëm. Dy shtyllat që e mbajnë në pushtet Edi Ramën i cili në pushtetin qëndror është shndërruar në një Erdogan të Shqipërisë është fakti se përballë tij është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sikur këta të largoheshin nga skena politike brenda 8 muajsh Edi Rama do të rrëzohej nga pushteti ose do të dobësohej jashtëzakonisht shumë. Kemi në tavolinë tre të këqia”, tha ai.
Lini një Përgjigje