
Kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka deklaruar se nëse nuk arrin të zbatojë planin e tij për transportin publik falas, jep dorëheqjen nga detyra si kryetar bashkie.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Këlliçi bëri të njëjtin premtim edhe për projektin e nën kalimit në sheshin “Skënderbej”.
Mentor Kikia: Nëse zgjidhesh kryetar bashkie dhe nuk e bën transportin publik falas, do ikësh?
Belind Këlliçi: Më shiko në sy, do iki. Nuk i dal më qytetarëve para për të kërkuar më votën. Do iki.
Këlliçi tha se Tiranës do ti kushtojë rreth 16.8 milionë Euro në vit transporti publik falas, teksa shtoi se 5 milionë euro në vit do të përdoren për të modernizuar flotën e autobusëve.
“Viti para pandemisë është numri më i lartë i pasagjerëve në transportin publik në Tiranë. Numri total është 28, 666, 000 bileta. Numri i aboneve është 490,546. Të kombinuar në një kosto të dyja shkojnë 16.79 milionë Euro në vit. Do destinojmë një fond prej 5 milionë Eurosh në vit për të modernizuar flotën e autobusëve për të patur në të ardhmen edhe autobusë hibridë për të ulur kostot e mirëmbajtjes, për të ulur karburantin, dhe për të modernizuar edhe stacionet e autobusit ku sot nuk ke asnjë shenjë dalluese”, tha Këlliçi
Lini një Përgjigje